Telegrafi

Berisha: Tani gjithçka fillon nga e para

Ylli i Sigal Prishitinës, Dardan Berisha u tregua i matur në deklaratat e tij para ndeshjës së madhe finale ndaj Mornar e cila zhvillohet në Tivar.

Reprezentuesi kosovar insiston se tani fillon gjithçka nga fillimi dhe se skuadra e tij ka fituar vetëm një pjesë të lojës. Por, ai beson se skuadra do të bëjë më të mirën në mënyrë që titulli të mbetet në Prishtinë.

“Tani gjithçka fillon nga zero, pjesën e parë të finales e kemi fituar dhe e dyta luhet të mërkurën në Tivar. Sigurisht se nuk do të jetë lehtë, sepse Mornar-i është një skuadër që nuk dorëzohet. Na kanë mposhtur një herë, ndërsa ne i kemi mundur dy herë, do të thotë se duhet të tregohemi të kujdesshëm. Megjithatë unë jam shumë optimist se nëse luajmë fortë në mbrojtje dhe në sulm ashtu siç dimë ne, do t’ia dalim të kthehemi me trofe nga Tivari. Presioni në takimin e parë ishte në anën tonë, kurse tani është në anën e tyre. Sidoqoftë ne do të luajmë lojën tonë dhe do të bëjmë më të mirën për ta mbrojtur titullin e fituar një vit më parë”, ka deklaruar Dardan Berisha.

Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë me +14 pikë, me rezultat 82-68.