Site icon Telegrafi

Berisha: Taksa në autostradë është e lartë, Qeveria e Kosovës të japë qëndrimin e saj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nisma Socialdemokrate , Zafir Berisha, taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë për “Autostradën e Kombit” e ka cilësuar si të lartë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se në lidhje me çmimin e vënë, Qeveria e Kosovës duhet të japë qëndrimin e saj.

“Për shkak të rrethanave social-ekonomike në Kosovë dhe Shqipëri, taksa në tunelin e Kalimashit është e madhe”.

“Reagimi i arsyeshëm i qytetarëve për këtë taksë, besoj se duhet rishikohet taksa nga ata që e kanë vënë”.

“Për këtë taksë duhet të japë qëndrimin e vet edhe Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version