Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe intensifikimin e tyre sidomos në fushën e sigurisë.
Berisha e njoftoi mysafirin mbi të arriturat e FSK-së, stadin aktual të zhvillimit dhe planet për të ardhmen.
Ai tha se FSK-ja është duke u respektuar jashtëzakonisht shumë nga qytetarët e vendit.
“Është bërë atraktive dhe e dëshirueshme edhe nga të rinjtë nga radhët e komuniteteve, si dhe po dëshmon me sukses se do të jetë forcë garantuese e prosperitetit të vendit tonë”, tha ministri Berisha.
Ndërsa, ambasadori Sardi shprehu interesim për progresin e arritur në çdo fushë në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë për inicimin dhe shtyrjen përpara të agjendës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian. /Telegrafi/