Site icon Telegrafi

Berisha takim me banorët e Opojës, premton investime në turizëm në Komunën e Dragashit

Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, ka takuar mbështetësit e tij në Opojë.

Berisha ka shpërndarë disa fotografi nga takimi, ku edhe ka premtuar investime në këtë zonë, transmeton Telegrafi.

“Në Opojë me mbështetësin e koalicionit të veprave të mëdha me nr 137, të cilët janë rreshtuar për me dhënë fund keq qeverisjes në Kosovë. Opojarët si qytetar të ndershëm e punëtorë, nuk mund të lejojnë edhe më tej të devalvohen vlerat e shtetit tonë siç ka ndodhur viteve të fundit, prandaj janë rreshtuar me ne për t’i kthyer krenarin vendit tonë. Investimet në turizëm dhe subvencionimi i blegtorëve në komunën e Dragashit do të jetën prioritet i yni në 4 vitet e ardhshëm”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen ditën e diel, më 9 shkurt./Telegrafi/

Exit mobile version