Site icon Telegrafi

Berisha: Do ta çojmë në Kushtetuese marrëveshjen e Ramës me Italinë për emigrantët

Kryetari i PD-së Sali Berisha i dha garanci mikut të tij, numrit dy të qeverisë italiane se nuk do të ketë protesta për marrëveshjen për azilkërkuesit, por kjo nuk do ta pengojë opozitën që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur atë antikushtetuese pasi Parlamenti ta miratojë në datën 21 Dhjetor.

“Do përgatitet teksti për në Gjykatën Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të Kushtetutës firma e Edi Ramës. Ka probleme serioze të të drejtave të njeriut”, tha Berisha.

Berisha pranon se ka pasur debate për këtë çështje në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua këtë të premte, ndërkohë që dhe vota e tij ishte pro çuarjes se kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Debatet janë normale, por në tërësi janë dakord. Edhe unë kam votuar për këtë variant”, tha ai.

Ndërkohë demokratët kanë vendosur për të vijuar me aksionin opozitar të bllokimit të parlamentit sa kohë që nuk ka asnjë reflektim nga ana e shumicës për të përmbushur kërkesat e tyre për hetimin parlamentar të disa çështjeve ku Berisha siguron se implikohen familjarë të Kryeministrit./ Tv Klan

Exit mobile version