Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ndihet shumë i lumtur për kalimin e tij te Bashkimi dhe se shpreson që të arrijë suksese me këtë klub.
“Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe shumë i lumtur për kalimin tim te Bashkimi. Synimet e mija dhe të klubit janë që të luftojmë për titullin e kampionit dhe për Kupën e Kosovës, si dhe të jemi një ndër ekipet që e kanë fjalën kryesorë në ligë”, potencoi Berisha për Telegrafin.
“Shpresoj që t’i arrij këto suksese me punë dhe angazhim, duke marrë parasysh që klubi i ka tifozët më të mirë në Kosovë, ‘Arpaxhikët’, që përkrahja e tyre është shumë e madhe dhe së bashku me ta do të bëj shumë për klubin e qytetit të bukur të Prizrenit”, tha ai. /Telegrafi/