Besart Berisha ka vazhduar shkëlqimin në kampionatin australian.
Ylli nga Kosova ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të skuadrës së tij Western United 6-2 ndaj Central Coast Marines.
Prishtinasi e hapi serinë e golave në këtë takim kur shënoi vetëm pas nëntë minutash lojë me kokë pas asistimit nga Diamanti.
Mesfushori Max Burges realizoi het-trik për 18 minuta lojë në pjesën e parë që të përfundojnë 45 minutat e para me rezultat 4-2 në të mirë të vendasve.
E në pjesën e dytë shënoi Durante për 5-2, para se sulmuesi nga Kosova ta shënonte golin e fundit në këtë takim në minutën e 89-të.
Me dy golat e sotëm, Berisha shkon në koutën e 13 golave në elitën e futbollit australian.
Kjo fitore e dërgon në pozitën e shtatë në kampionat skuadrën gjelbërezi dhe që ka gjasa të mira për tu futur në Play Off. /Telegrafi/