Kreu i Partisë Demokratike (PD) dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot ka mbushur 78 vjeç.
Këtë e bëri të ditur vet Berisha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ku ka shkruar se është në vjeshtën e bukur të jetës së tij dhe në pranverën e re politike.
“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/