Telegrafi

Berisha: Sistemi financiar ka nevojë për ndryshim të ri

Duke theksuar se lufta dhe veprat për parandalimin e korrupsionit duhet të zhvillohen jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat, Kryeministri Berisha u shpreh se "influenca dhe roli i këtij sektori është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi".

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri prezantoi disa nga zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si dhe progresin e saj në procesin e integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, ai bëri një ekspoze të ecurisë së reformave në sektorë të rëndësishëm, si rezultat i të cilave Shqipëria shënon një rritje të ndjeshme ekonomike.

Në panelin e këtij simpoziumi, kryeministri Berisha ishte së bashku me Nirj Devo, anëtar i Parlamentit Evropian, zv/presidentin e Bankës Botërore për zhvillimin i sektorit financiar privat, Michael Klein, Drejtuesin e Këshillit te Organizatës Transparency International, Peter Eigen, ish-drejtorin e financimit të korporatave në Komisionin Evropian, Rudy Aernoudt, si dhe Presidentin e Organizatës Ndërkombëtare të Vlerave Njerëzore, Hans Martin Schempp. /start/