Mesfushori kosovar Bernard Berisha, i cili aktivizohet në Rusi te skuadra e Anzhit, ka bërë një gjest të madh para dy ditësh në përfundim të ndeshjes hapëse të kampionatit rus mes Anzhit dhe CSKA-së së Moskës.
Një tifoz i Anzhit u fut në fushë në përfundim të takimit për të takuar futbollistët, por rojet e sigurisë ndërhynë duke e kapur tifozin për ta nxjerrë jashtë fushe dhe për ta arrestuar.
Në atë moment Berisha sulet me vrap drejt rojes që kishte kapur tifozin duke debatuar me të dhe duke e shtyrë për t’i hequr tifozin nga duart.
Bashkë me portierin e skuadrën Berisha e shoqëroi portierin jashtë fushës.