Telegrafi

Berisha: Shqipëria s’është prekur nga kriza botërore

Berisha bëri të ditur se tema kryesore e forumit të Davosit ishte kriza ekonomike që po mbizotëron në shumë vende të botës dhe masat urgjente që duhet të merren në këtë rast.

Kreu i qeverisë konstatoi se reagimi i liderëve botërore ndaj krizës ishte i shpejtë dhe se një zgjidhje e mirë për ta u vlerësua plani i Presidentit të SHBA, Barak Obama. Sa i përket Shqipërisë, kryeministri u shpreh optimist se ekonomia shqiptare nuk është prekur nga kriza por duke shtuar edhe në vendet që nuk janë në krizë, kriza do të pasqyrohet.

"Ekonomia shqiptare nuk është në krizë, dhe jo vetëm ekonomia jonë por edhe e dhjetëra vendeve të tjera. Ekonomia jonë mund të pësojë nga pasojat e krizës, por jo për shkaqe të natyrës së brendshme", theksoi Berisha.

Në kuadër te masave qe do te merren per te zbukut krizen qe mund te preke vendin, Berisha konfirmoi se qeveria që ai drejton nuk do të levizë nga objektivat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se do t’i përmbahet marrëveshjes me të. Ai premtoi se qeveria nuk do të zgjerojë deficitin dhe do monitorojë zhvillimin e situatës ekonomike në vend.

Berisha garantoi se kursimet e shqiptarëve në banka po rriten dhe kjo vjen si pasojë e rritjes ekonomike në vend.

Më tej, kryeministri shqiptar the se "Forumi i Davos-it ishte në botëror se kurrë më parë, shpirti i tij është debati i shpirtit të lirë dhe konstruktiv, i kremtimit të të vërtetave, i vizionit për të ardhmen", u shpreh Berisha.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se nga takimet e shumta që kreu ne Davos me liderë të vende të ndryshme, kërkesa parësore ishte ajo në planin e investimit. /balkanweb/