Telegrafi

Berisha shpërblen gardistët e plagosur

Në vendimin e marrë të shtunën thuhet se, me propozim të kryeministrit të vendit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me një pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me katër paga suplementare. /Telegrafi/