Telegrafi

Berisha shënon për pavarësinë e Kosovës (Video)

Sulmuesi kosovar shënoi golin e dytë të ekipit në minutën 49-të, ndërsa një minutë para se të përfundojë loja u zëvendësua.

Berisha deri më tani ka shënuar 12 gola në A-League, ndërsa vitin e kaluar me 26 gola ishte shpallur golashënuesi më i mirë.

Me këto 12 shënime, Berisha është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin elitar australian, duke qenë vetëm tre gola larg McBreen, derisa ish-legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, mbetet pas prishtinasit me një gol më pak. /Telegrafi/