Telegrafi

Berisha shënon një supergol por gjyqtari ia anulon me ndihmën e ‘VAR’-it (Video)

MELBOURNE, AUSTRALIA - NOVEMBER 11: Besart Berisha of the Victory celebrates a goal during the round six A-League match between the Melbourne Victory and Brisbane Roar at Etihad Stadium on November 11, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Darrian Traynor/Getty Images)

Besart Berisha ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Melbourne Victory.

Victory luajti në udhëtim tek Brisbane Roar ku edhe shënoi fitore të ngushtë me rezultat 1-2.

Skuadra bardh e kaltër arriti të shënoj dy gola të shpejtë për shtatë minuta.

Fillimisht shënoi Williams në minutën e 12-të, ndërsa Barbarouses dyfishoi epërsinë shtatë minuta më vonë.

Vendasit e Brisbane Roar ngushtuan epërsinë në pjesën e dytë nëpërmjet Massimo Maccarones.

Besart Berisha fillimisht festoi golin, por gjyqtari ia anuloi pasi kishte luajtur me dorë. (Foto /Getty Images)

Por fitorja e Melbourne Victory ka mundur të jetë edhe më e lartë sikurse mos të anulohej goli i Besart Berishës.

Sulmuesi nga Kosova kaloi bukur dy futbollist dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-3.

Por pasi gjyqtari shikoi ‘VAR’-in, atëherë e anuloi golin e Berishës në minutën e 89-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Melbourne është ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha mbetet në koutën e katër golave në kampionat. /Telegrafi/