Besart Berisha ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Melbourne Victory.
Victory luajti në udhëtim tek Brisbane Roar ku edhe shënoi fitore të ngushtë me rezultat 1-2.
Skuadra bardh e kaltër arriti të shënoj dy gola të shpejtë për shtatë minuta.
Fillimisht shënoi Williams në minutën e 12-të, ndërsa Barbarouses dyfishoi epërsinë shtatë minuta më vonë.
Vendasit e Brisbane Roar ngushtuan epërsinë në pjesën e dytë nëpërmjet Massimo Maccarones.
Por fitorja e Melbourne Victory ka mundur të jetë edhe më e lartë sikurse mos të anulohej goli i Besart Berishës.
Sulmuesi nga Kosova kaloi bukur dy futbollist dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-3.
Por pasi gjyqtari shikoi ‘VAR’-in, atëherë e anuloi golin e Berishës në minutën e 89-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Melbourne është ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha mbetet në koutën e katër golave në kampionat. /Telegrafi/