Besart Berisha ka vazhduar ta bëjë atë që di më së miri, të shënoj gola në Australi.
Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij Melbourne Victory si mysafir tek Central Coast Marines 0:2.
Berisha shënoi në këtë takim golin e parë në minutën e 15-të të ndeshjes pas një asistimi nga shoku i skuadrës Ingham.
Goli i Berishës ishte i 15-ti këtë edicion në elitën e futbollit në Australi, ndërsa ai ka shtuar edhe tre asistime.
Pas kësaj fitore, Melbourne ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 33 pikë, gjashtë më pak se lideri Adelaide United. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=egbL9GfEl3I