Besart Berisha ka shënuar golin e parë këtij edicion në elitën e futbollit australian.
Ylli kosovar ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Western United në përballje me Central Coast Mariners.
Pas 90 minutave lojë, ishin vendasit e Central Coast Mariners që fituan takimin me rezultat të ngushtë 3-2.
😍 @BesartBerisha7 scores his first of the season! #CCMvWUN #RiseUp #WUFC
📹 @FOXFOOTBALL pic.twitter.com/dzxGOWsFVn
— Western United FC (@wufcofficial) February 7, 2021
Prishtinasi realizoi golin në minutën e 42-të për rezultatin momental 1-2 në të mirë të ekipit të tij, por që në fund vendasit bën përmbysje të madhe.
Për Berishën ky ishte goli i parë këtë edicion në A-League, pas shtatë javëve.
Vlen të theksohet se Western United zë vendin e 10-të në tabelë me vetëm pesë pikë.
Kujtojmë që në Australi është transferuar edhe Liridon Krasniqi, por që debutimi i tij nuk ka ndodhur këtë javë. /Telegrafi/