Besart Berisha është rikthyer për të shënuar në elitën e futbollit australian.
Skuadra e sulmuesit nga Kosova, Melbourne Victory ishte mikpritëse e Adelaide United ku shënoi fitore 3-0.
Në fakt edhe për Melbournen ishte rikthim te fitoret pas tri disfatave radhazi në kampionat.
Berisha si gjithmonë e nisi ndeshjen nga minuta e parë si sulmuesi kryesor i vendasve.
E prishtinasi arriti që në këtë takim ta shënonte golin e tretë dhe ta vulos fitoren bindëse të skuadrës së tij.
Goli ndaj Adelaide United ishte i nënti këtë edicion për Besart Berishën që ka bërë edhe dy asistime.
Pas kësaj fitore, Melbourne ngjitët në pozitën e katërt në tabelë me 29 pikë të grumbulluara.
Në javën e ardhshme skuadra bardh e kaltër përballet me rivalin lokal Melbourne City. /Telegrafi/