Nesër, qytetarët shqiptarë pritet të dalin masivisht në protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, sipas një deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes nga ballkoni i shtëpisë, Berisha i bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të kundërshtuar drejtimin e vendit dhe për të kërkuar ndryshime politike.
Berisha theksoi se opozita është gati për një përballje të fuqishme në mbarë vendin, duke kërkuar “rikthimin e votës së lirë” dhe rotacionin e pushtetit.
“Të gjithë shqiptarët do të ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin dhe për të kundërshtuar autokracinë e Edi Ramës, e cila sipas tij ka zbrazur vendin dhe ka shkatërruar mirëqenien publike,” deklaroi ai.
Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për “bashkëpunim me krimin” dhe për “vjedhjen e pasurisë publike”, duke e cilësuar qeverinë aktuale si një “organizatë kriminale që ka bllokuar rotacionin demokratik të pushtetit”.
Ai theksoi se protesta e nesërme do të jetë një “mësim historik” për qeverinë dhe një përpjekje për ta kthyer Shqipërinë drejt një kursi të ri./Telegrafi/