Site icon Telegrafi

Berisha: Serbia e Mali i Zi e kanë kuptuar, s’ka zgjidhje pa shqiptarët

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se pozita e shqiptarëve ka ndryshuar dhe ka ndryshuar në favorin e shqiptarëve, prandaj edhe Serbia edhe Mali i Zi e dinë se s’ka zgjidhje të njëanshme të situatave pa pëlqimin e shqiptarëve.

“Serbia e Mali i Zi kanë filluar ta kuptojnë se nuk ka zgjidhje të njëanshme pa marrë në konsideratë edhe vullnetin e shqiptarëve dhe në interesin e tyre nuk është që të armiqësohen me shqiptarët dhe Kosovën”, ka pohuar Berisha,në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Prandaj ata e shohin se marrëveshja me Kosovën është edhe në interesin e tyre dhe vullneti politik i tyre është që të ketë zgjidhje. Është bërë e qartë që nuk ka zgjidhje të njëanshme. Nuk duhet të shihet vetëm negativisht dhe me dyshime çdo zgjidhje. Pozicioni i shqiptarëve ka ndryshuar në favorin tonë”, tha Berisha.

Zëvendësministri ka shtuar se “çështja e kufirit është vullnet politik jo vetëm i Kosovës e Malit të Zi, por edhe i BE-së e SHBA-ve”.

Exit mobile version