Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar trenin serb dhe rrezikun që mund ti kanoset Kosovës.
Ai ka thënë se ky rrezik është i besueshëm, ndaj kërkon që qëndrimi i Qeverisë shqiptare të ndryshojë karshi Serbisë.
Ai tha se treni nxiti debate për shkëmbim territoreve dhe se serbët e duan Serbinë e Madhe.
“Kërkesa për shkëmbime territori midis Kosovës dhe Serbisë ka qenë kërkesa kryesore e Serbisë që paraqiste ndaj nesh dhe që ne ishim kategorikisht kundër dhe lobonim në SHBA për të qenë kundër. Dhe, më thoshin më herët pse jeni kaq kundër? Ai synon Ibrin, ai synon Pejën”, ka thënë Berisha. “Ai po përpiqet të rikthejë Serbinë e Madhe. Asnjë gur, jo metër katror, asnjë gur nuk duhet dhënë nga territori i Kosovës. Aq më tepër kur tani ai tregon se do të sulmojë. Le të sulmojë”.