Site icon Telegrafi

Berisha: Së pari të fitojmë, pastaj të festojmë

Peja do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës sonte me fillim nga ora 20:15 në palestrën Karagaçi, ku pritet të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme nga tifozët vendas, Shqiponjat, pasi që në rast të fitores, Peja do të shpallej kampion i këtij edicioni të BKT Superligës së Kosovës.

“Jemi përgatitur mirë si për të gjitha ndeshjet tjera, mendoj se duhet të jemi shumë të koncentruar për ta fituar këtë lojë sidomos për tifozët tanë. Ende asgjë nuk kemi fituar, edhe pse i kemi fituar dy lojë, kampionatin ende nuk e kemi fituar. Kështu që duhet të japim gjithçka sonte që këtë ndeshje ta fitojmë dhe pastaj të festojmë”, ka thënë Dardani për Telegrafin.

“Në Karagaç ende nuk kemi humbur, psiqikisht ndoshta jemi më të fortë se kundërshtari pasi luajmë në parketin tonë, kështu që mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë përparësi dhe duhet të koncentrohemi deri në minutat e fundit të ndeshjes e atëherë mund të festojmë, para lojës ose gjatë lojës nuk ka festë”, potencoi ai.

“Natyrisht se Sigal Prishtina ka mundësi të fitojë këtë ndeshje sepse ata nuk kanë ekipë të keqe, edhe pse mendoj se në Pejë është shumë vështirë. Kjo varet se si do të luajmë ne, sepse nëse luajmë siç dimë të luajmë, ata nuk mund të fitojnë, por nëse luajmë dobët dhe nuk luajmë mirë në mbrojtje mund të humbim”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/ 

Exit mobile version