Telegrafi

Berisha: Saimir “Trafiku” e ka mashtruar drejtësinë dhe Parlamentin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka theksuar se dosja “Habilaj” është përkthyer gabimisht nga italishtja.

Në një postim të bërë në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se dosja voluminoze është manipuluar qëllimisht duke zbehur rolin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili dyshohet si i përfshirë në rrjet kriminal.

Postimi i tij i plotë, është si më poshtë:

“Oficeri digjital denoncon:

-mashtrimin kriminal te Saimir Trafikut per motivin e largimit te tij në Gjermani, në kundërshtim dhe thyerje flagrante të kushtetutës dhe vendimit të parlamentit.

Sipas tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Trafikut ka qenë në Gjermani, nga data 17 deri me datën 20 nëntor dhe, po sipas sistemit TIMS, Bashkim Tahiri ne keto data nuk ka qene fare ne Gjermani por vetëm në Shqipëri. Edhe njëherë bëj thirrje ti hiqet menjëherë mandati këtij trafikanti gangester. Lexoni mesazhin e oficerit digjital.

“Përshëndetje, doktor. Sipas sistemit TIMS – Saimir Tahiri ka qenë në Gjermani nga data 17 deri 20 nëntor. Por, në këtë kohë babai i tij Bashkimi ka qenë në Shqipëri e jo në Gjermani, siç deklaron ai” (sic.). /Telegrafi/