Telegrafi

Berisha: Rriten eksportet me 68 %

Berisha e cilësoi këtë arritje si një mundësi për të rritur pensionet dhe rrogat, duke respektuar treguesit makro-ekonomikë dhe njëkohësisht duke garantuar, siç tha ai, përmbushjen e të gjitha projekteve të mëdha dhe të vogla të shpallura për këtë vit.

“Ky është një lajm i gëzueshëm për 810 mijë familje”, tha kryeministri, duke shtuar se “ky tremujor është mbyllur me një rezultat konkret ekonomik në prodhim dhe të ardhura më mirë se çdo tremujor tjetër në historinë e vendit”.

“Eksportet kanë pësuar një rritje mbi 68 për qind në të cilat ato “Made in Albania” përbëjnë pjesën më të mirë.Vendimi i fundit për të hequr tarifën për mallrat e impotuar nga fasonët do të ndikojë në krijimin e dhjetra vendeve të punës”, tha kryeministri Berisha. /Telegrafi/