Site icon Telegrafi

Berisha: Rama sakrifikoi Xhafajn për Dakon

Dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka komentuar edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha, përme një postimi në Facebook, ka thënë se “Edvini, kreu i meduzës, mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës, shiti Xhafën për të shpëtuar Gjushin [kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako] dhe lëkurën e tij”.

Sipas tij, pas një beteje të furishme, “opozita shqiptare ia doli t’i japë një goditje të merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni në burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafën, njeriu që futi në polici të gjitha metodat e punës të mafies së policisë sekrete hoxhiste për të mbrojtur lëkurën dhe karrigen e tij”.

“Në një aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzës në Shqipëri është Edvin Kristaq Rama, i cili në një moment kritik për veten e tij sakrifikoi Xhafën për Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrisë një vasal te tij”, shkruan Berisha.

Ndrysh, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, sot ka bërë të ditur se ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe në vend të tij ka emëruar gjenralin Sandër Lleshi. /Telegrafi/

Exit mobile version