Ish-Kryeministri, Sali Berisha nuk kursen akuzat ndaj shefit të qeverisë Edi Rama, lidhur me situatën e tensionuar në mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë radhë përmes një postimi në Facebook, Ish-Kryeministri Berisha thotë se intervista e akademikut Rexhep Qosja, është e porositur nga Kryeministri Edi Rama.
Kjo pasi në intervistën e tij, akademiku hidhte idenë e dhënies së Veriut të Kosovës, Serbisë dhe Lugina e Preshevës t’i kalojë Kosovës
Sipas Berishës, ditën e intervistës ka patur një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.
Postimi i Berishës:
“Intervista e Qoses per shkembim territoresh e porositur nga Edvin Kristaq Rama!
Diplomati dixhital informon:
Intervista e Rexhep Qoses per shkembim territoresh sipas nje projekti te Beogradit, midis Kosoves dhe Serbise, ne kulmin e krizes te marshimit mbi Kosove me trenin e Serbomadhise, eshte e porositur nga Edvin Kristaq Rama! Burime diplomatike ato dite flasin per nje marreveshje Rama – Vuçiç per veprimin aneksionist pushtues te Beogradit ndaj veriut te Kosoves! sb” (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/