Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, duke folur për ligjin për sigurimet shëndetësore, ka thënë se mbledhja e premiumeve duhet të bëhet krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe jo disa muaj më herët siç po mendohet.
Berisha ka thënë se qeveria aktuale ka premtuar se qysh në vitin e parë do të fillojnë me implementimin e këtij ligji, por po hymë në vitin e katërt dhe ende ky proces nuk ka filluar.