Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesat e paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokrastska Stranka lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ankesa e tyre është pranuar pjesërisht.
Berisha theksoi se ata do të vazhdojnë procedurën për në Gjykatën Supreme, për të kërkuar anulimin edhe në disa vendbanime tjera.
“Ju konfirmoj se kemi marr vendim pozitiv (është pranuar ankesa e jonë) për anulimin e votave të “Romani Iniciativa” nga ana PZAP-së por është e përsërishme, vetëm për 5 komuna. Me vendimin e PZAP-se “Romani Iniciativa” ka urdhëruar KQZ-në që të largohen nga rezultati përfundimtar votat e fituara në mënyrë të orkestruara në 5 komuna (Leposaviq, Novobërdë, Ranillug , Partesh dhe Kllokot)”, tha Berisha.
Ai po ashtu njoftoi se nëser në ora 11:00, do të dërgojnë ankesën në Gjykatën Supreme.
Tani ne do të ushtrojmë të drejtën tonë duke ushtruar ankesë nesër në Gjykatën Supreme për të realizuar të drejtën e plotë për të u larguar edhe votat e orkestruara në komunat Graqanicë, Mitrovica Veriore, Lipjan, Kamenicë dhe venbanime të tjera pasi që është e njëjta gjendje ku edhe aty ka vota të orkestruara. Nesër me datë 09.03.2021 rreth orës 11:00h do të deponojmë ankesën tonë në Gjykatën Supreme në Prishtinë”, njoftoi Berisha.
Ndryshe, Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë prezent komisionar që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media.
Më pas do të rinumërohen edhe 7 vendvotime tjera që sot ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rinumëruar e që lidhen me personin që ka qenë i pranishëm në videon e bërë publike.
E pranishme në QNR është edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe hetues të Prokurorisë së Kosovës. /Telegrafi/