Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook ku, sipas tij, është Klement Balili duke shëtitur me motor uji në Sarandë, ndërsa është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai shkruan se ka informacione se tre net me pare, Balili dhe kryeministri Edi Rama kanë darkuar në Dhërmi.
“Nen mbrojtjen e Ediskobarit, Eskobari i Ballkanit shetit sot me motor uji ne Sarande. Çunat e krimit e ruajne dhe i bejne fresk. Thuhet se tre nete me pare darkoi ne Dhermi me Ediskobarin! Sb” (sic.), ka shkruar Berisha.