Telegrafi

Berisha: Prioritet investimet

Kryeministri Berisha tha se investimet në zonën e jugut dhe në mbarë Shqipërinë do të vijojnë pasi ky është prioriteti kryesor i Qeverisë së Shqipërisë.

“Qeveria ka investuar rreth 5 miliard lekë në rrugë dhe infrastrukturë. Fondi Rural i Zhvillimit ka ndërtuar gjatë këtyre 5 viteve në qarkun e Vlorës 70 km rrugë, me një shumë prej 13 milion eurosh. Ku vetëm në sistemin energjetik të qarkut të Vlorës, janë investuar këto 5 vite 270 milion euro”, tha Berisha.

Sipas tij, këto investime nuk do të mbeten vetëm në kuadrin e infrastrukturës, por edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm si në ujësjellës, kanalizime, energjetike dhe në bujqësi. /noa/telegrafi/