Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se pret dorëzimin e pushtetit dhe inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump për të nisur përpjekjet për zhbërjen e vendimit që e shpalli non grata.
Berisha tha sot para gazetarëve se ku akt do të ngelet në historinë e demokracisë si një njollë e zezë për ata që e vendosën.
“Siç kam theksuar, i gjithë problemi im dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës.” tha Berisha.
“Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë pres dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën,” shtoi kryeministri.
“Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/