Telegrafi

Berisha premton standarde më lehtësuese për biznes

Kryeministri tha se agjencia do të fillojë rekrutimin e personave, i cili do të jetë një proces transparent, si dhe do të shihet mundësia e angazhimit të ekspertëve ndërkombëtarë në përzgjedhjen e tyre. Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se Banka Botërore do të ofrojë ndihmën e saj me sektorin e “Doing Bussines”, mbi bazën e një kontrate dhe vlere, me synim vendosjen e standardeve më të mira, më lehtësuese, që ekzistojnë për të gjitha proceset e procedurat për biznesin.

“BB në sektorin e ‘Doing Bussines’ kërkon që të na ndihmojë kundrejt një kontrate dhe vlere. Ne do të firmosim menjëherë me këtë degë të BB, e cila ka ekspertizën më të madhe në lehtësimin e biznesit dhe që na ka ndihmuar deri më sot. Por tani Shqipëria është në një kategori tjetër vendesh dhe të ardhurash dhe kërkon që kjo ndihmë të jepet mbi bazë kontrate komerciale dhe ne jemi plotësisht dakord ta kontraktojmë ‘Doing Business’ dhe do të marrim hallkë pas hallke të gjithë problematikën që gjen biznesi në Shqipëri dhe të vendosim standardet më të mira, më lehtësuese që ekzistojnë për të gjitha procedurat, për të gjitha proceset. Kjo është e domosdoshme dhe do të bëhet menjëherë.” tha kryeministri Berisha. /Telegrafi/