Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në kuvendin e Shqipërisë u ka bërë thirrje deputetëve të votojnë reformën në drejtësi, por më parë duhet arritur konsensusi për kërkesa legjitime të opozitës për paragrafin 88 të rekomandimit final të Komisionit të Venecias.
Duke e cilësuar fare të qartë mesazhin e Gjermanisë nëse nuk votohet reforma, Berisha u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë reformën në drejtësi, pasi ndryshe do të na hiqet edhe statusi i vendit kandidat në BE, arritje kjo sipas tij, e qeverisë së shkuar.
Berisha ka kërkuar që ajo çfarë thotë paragrafi 88 i rekomandimit final të Venecias t’i shpërndahet deputetëve të majtë e të djathtë e shkruar në anglisht e në shqip në mënyrë që ata të kuptojnë se t’i mohosh këtë të drejtë opozitës, është një padrejtësi e madhe. /Telegrafi/