Telegrafi

Berisha: Po shqyrtojmë anulimin e tubimit të të shtunës

“Do të shqyrtojmë mundësinë e anulimit për të shtunën, të atij takimi. Jemi duke e konsideruar këtë çështje e cila është bërë edhe nga ambasadorë të tjerë dhe shumë shqiptarë, shumica nga diaspora”, deklaroi Berisha.

Berisha tha gjithashtu se vlerëson mundësinë që ekspertë të shquar të kësaj fushe të kontribuojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe se është për këtë akt, në mënyrë më precize.

Deklarata e kryeministrit erdhi pasi ambasadori amerikan Alexander Arvizu kërkoi publikisht që dy grupimet, PD dhe PS të anulonin mitingjet e tyre të paralajmëruara për të premten dhe të shtunën. Po kështu, deklarata u bë pasi u njoftua se BE po dërgon një ndërmjetës për krizën shqiptare, diplomatin Miroslav Lajcak. /Telegrafi/