Site icon Telegrafi

Berisha: Po ndihem mirë, synojmë Ligën e Evropës

Portieri i Atalantas, Etrit Berisha, ka folur pas fitores ndaj Genoas.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se është i lumtur për formën e mirë që po kalon ai dhe skuadra dhe shpreson që të vazhdojnë kështu.

“Që kur kam ardhur në Bergamo kam ardhur për të treguar vlerat e mia dhe të ndihmoi ekipin të jetë sa më lartë”.

Lexo po ashtu Atalanta 3-0 Genoa: Notat e lojtarëve, Berisha vazhdon me paraqitje të mira (Foto)

“Rezultatet e mira në javët e fundit kanë ndryshuar ambiciet tona, pse jo edhe mos të synojnë Ligën e Evropës”.

“Po ndihem mirë, gjithmonë më i sigurt, por rezultat e mira më kanë ngritur besimin. Kemi lojtarë të mirë, posaçërisht në sulm, por jemi duke punuar edhe me mbrojtjen”, ka thënë Berisha për Supersport.

Atalanta pas javës së 11-të renditet në vendin e gjashtë me 19 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uQJEp4THMK8

Exit mobile version