Site icon Telegrafi

Berisha: Përgjegjësit për rastin Dehari të përgjigjen para opinionit

Deputeti i Nisma për Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se ata si grup parlamentar e mbështesin debatin që të diskutohet për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ai tha se moszgjidhja e këtij rasti lë vend për dyshime të shumta.

“Moszgjidhja e kësaj enigme lë vend për të dyshuar vazhdimisht. Ne mendojmë se përgjegjësit e institucioneve te sigurisë dhe burgjeve është mirë që me u përgjigj para opinionit”, ka shtuar Berisha./Telegrafi/

Exit mobile version