Site icon Telegrafi

Berisha, për të dytën herë radhazi MVP

Këtë çmim Dardani e kishte fituar edhe vitin e kaluar kur luante për Pejën, teksa edhe atëherë u shpall kampion duke e mposhtur Sigal Prishtinën 3-0 me lojë në finale të “play-off”-it.

Këtë vit ishte e njëjta storie mirëpo me skuadër tjetër, pasi që tash luante për rivalin e përbetuar të vendlindjes së tij, mirëpo kjo gjë nuk e ndali atë që të bombardonte me pikë nga secila pozitë.

Sonte me rezultat 74-65 bardhekaltërit ia morën titullin verdhezinjëve, që ishin kampion në fuqi, derisa Dardan Berisha me 30 pikë ka qenë basketbollisti më efikas i ndeshjes.

Me këtë fitore Sigal Prishtina ka fituar të gjithë titujt në konkurrencën e meshkujve në basketbollin kosovar këtë stinor duke futur në muze, Superkupën, Kupën dhe sonte edhe trofeun e Kampionit të Kosovës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version