Ish-kryeministri shqipar Sali Berisha ka komentuar sërish tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë.
Berisha në emisionin në Report TV tha se Kosova po përparonte drejt anëtarësimit në organizmat ndërkombëtare, por aktualisht, sipas tij, pengesë po bëhen ”argatët” e Beogradit.
“Kosova po ecte, po anëtarësohej në organizmat ndërkombëtarë, derisa dolën këta argatët e Beogradit, që i futën thikën pas shpine. Zgjidhja është Kosova vend i pavarur me territor sovranitet territorial të paprekshëm dhe respektim të pakicave në këtë vend. Projektin e Vuçiçit dhe argatëve të tij në Prishtinë e kundërshtojnë të gjitha partitë në Kosovë”.
“Nuk janë dakord me shkëmbime territoresh. Argatët përfaqësojnë thjesht veten e tyre dhe asgjë tjetër. Kur forcat politike të dalin kundër, ti përfaqëson Beogradin”, tha Berisha.