Site icon Telegrafi

Berisha: Për 15 muaj pjesëmarrje në luftë po bëhen 15 vjet hetime

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha vazhdon reagimin e tij ndaj ngritjes së aktakuzës për krime lufte ndaj Fatmir Limajt.

Ai ka thënë se për 15 muaj pjesëmarrje aktive në luftë po bëhen 15 vite hetime.

Lexoni të plotë postimin e Berishës në Facebook:

“Drejtësi se jo mahi, 15 muaj pjesëmarrje aktive në luftë, 15 vjet hetime për aktivitetin në atë luftë. Të gjitha punët i kemi qitë në ,,terezi,, tash na ka mbet me u marrë me ‘mualifet’ e njerëzve për atë që i takon historisë më të lavdishme të Kosovës”.

Exit mobile version