Telegrafi

Berisha: PDK sa të jetë në opozitë, asnjëherë nuk do të gjuajë me vezë apo gurë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Hisen Berisha ka thënë se e pranon rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Berisha në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit ka thënë se do të jenë opozitë konstruktive.

“E njoh rezultatin e PDK-së, do të vazhdojmë të luajmë rolin e opozitës. Do të jemi konstruktiv. Politika nuk bëhet vetëm duke qenë në pozitë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

I pyetur se çfarë veprimesh do të ndërmarrin nëse Albin Kurti do të bëjë një marrëveshje me Serbinë, Berisha tha se për çdo vendimmarrje Kosova e ka Kushtetutën.

“Partia Demokratike e Kosovës i ka qëndrimet e veta, i ka prezantuar kryetari Veseli. Kosova ka një Kushtetutë dhe adresa e çfarë do vendimmarrje është Kushtetuta”.

Ai ka thënë se deputetët e PDK-së nuk do të shihen asnjëherë duke gjuajtur gurë dhe vezë, sipas tij veprimet e tilla tregojnë mungesë të kulturës./Telegrafi/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Votat e Hisen Berishës – 11.10.2019

Votat e Hisen Berishës Hisen Berisha – PDKBekim Kabashi – Gazeta ReporteriVehbi Kajtazi – InsajderFidan Rama – RTV Dukagjini

Publiée par RTV Dukagjini sur Vendredi 11 octobre 2019