Telegrafi

Berisha pas kalimit te Torino: Te SPAL-i dhashë gjithçka, tani mezi pres të luaj në skuadrën e re

Pas një sezoni në Serie B me SPAL-in, Etrit Berisha rikthehet sërish në elitën e futbollit italian, këtë herë me fanellën e Torinos.

Portieri prishtinas ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për tre sezonet e ardhshme.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Berisha reagoi në rrjetet sociale, ku falënderoi klubin dhe tifozët e SPAL-it për dy sezonet e kaluara në Ferrara dhe u shpreh se me Torinon nis një etapë e re e karrierës së tij.

“Ferrara! Ishte vërtetë kënaqësi të isha pjesë e juaja gjatë këtyre dy sezoneve të kaluara së bashku, ku mësova shumë dhe dhashë gjithçka”.

“Në këtë qytet më keni bërë të ndihem si në shtëpi… Tani rifillon udhëtimi im në një ekip të ri dhe mezi pres që të nis punën”, shkroi Berisha në rrjetet sociale.

 

32-vjeçari u transferua në Serie A në verën e 2013 te Lazio, ku qëndroi për tre sezone, ndërsa po tre vite mbajti veshur edhe fanellën e Atalantas, para se të transferohej te Spali. /Telegrafi/