Telegrafi

Berisha i pandalshëm, shënon dy gola të tjerë në fitoren e thellë të Wester United

Besart Berisha ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit në Australi.

Sulmuesi nga Kosova ka kontribuar me dy gola të tjerë në fitoren e thellë 5-1 që skuadra e tij Wester United e mori në udhëtim te Adelaide.

Ylli kosovar e hapi serinë e golave në minutën e 18-të kur shënoi lehtësisht pas asistimit nga Risdon.

E golin e dytë në këtë takim Berisha e shënoi në minutën e 56-të për rezultatin përfundimtar 1-5.

Me këtë fitore Wester United ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara, pozitë që i siguron Play Offin në kampionatin australian.

E me dy golat e shënuar ditën e sotme, prishtinasi shkon në numrin e 15 golave këtë edicion në kampionat dhe zë vendin e dytë, pasi i pari është anglezi Le Frondre me 16 realizime. /Telegrafi/