Sali Berisha i ftuar në emisionin e ri të Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin”, është pyetur se si i duket nusja e re.
“Nusja e re si ju duket? A është nikoqire? Çohet para vjehrrit?” e ka pyetur humoristi ish Kryeministrin e Shqipërisë.
Mes të qeshurash Berisha është përgjigjur:”Së pari jetojnë në shtëpinë e tyre.Së dyti janë në periudhë bashkëjetese por po ecin drejt finalizimit”.
“E ke penguar?” e ka pyetur Ermali.
“Jo absolutisht! Respektoj zgjidhjen e djalit tim dhe të saj”, ka vazhduar deputeti demokrat.
Në fund, Ermali përshëndet Arminën duke shtuar se ajo i kishte premtuar 1 mijë Euro nëse do ja bënte një pyetje të tillë Berishës.