Telegrafi

Berisha: Numri i turistëve, u rrit për 25 për qind

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore nëpër Shqipëri është duke vazhduar. Kryeministri Berisha tha se zhvillimi i turizmit në vend, ka njohur dhe njeh një bum të papërmbajtur. Në rast se në vitin 2004, kufijtë e këtij vendi i kaluan gjithsej 300 mijë qytetarë, vitin e kaluar kjo shifër ishte 3 milionë turistë.

“Në pesë vitet e fundit është dhjetëfishuar numri i turistëve në Shqipëri dhe vetëm këtë vit, numri i turistëve të huaj në plazhet e Durrësit, por dhe në mbarë Shqipërinë, ka pësuar një rritje prej 25 për qind”, tha kryeministri Berisha.

Sipas tij, asnjë vend në 5 vite nuk ka njohur kurrë dhjetëfishim të numrit të tij të turistëve siç ka ndodhur në Shqipëri.

Kryeministri Sali Berisha, tha se turizmi në Shqipëri, për një kohë të shkurtër është shndërruar në një degë kryesore të ekonomisë shqiptare. /Telegrafi/