Telegrafi

Berisha nuk ndalet, tjetër gol në Rusi

Bernard Berisha ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në Rusi.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës ka arritur ta shënoi edhe një gol në Rusi.

Në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim tek Tomsk, Berisha ka shënuar golin e tretë në fitoren 3-0 të Anzhit.

Ky ishte goli i tretë në Rusi për këmbëshpejtin kosovar.

Përpos golave të shënuar, 24-vjeçari ka bërë edhe tre asistime.

Pas kësaj fitore, Anzhi është ngritur në pozitën e shtatë me 16 pikë të tubuara. /Telegrafi/