Site icon Telegrafi

Berisha: Nuk kemi nevojë për ushtri të reja

“Mendoj se në Kosovë nuk do të ketë më luftë. Kosovës, për momentin, nuk i kërcënohet ndonjë rrezik nga jashtë. Por, edhe nëse ndodh kjo, në Kosovë kemi një ushtri të specializuar dhe të pajisur me arsenalin më të nevojshëm ushtarak – KFOR-in, si pjesë e fuqisë më të madhe ushtarake në botë, e cila është këtu për ta mbrojtur Kosovën dhe popullin e saj”, ka thënë Berisha në këtë deklaratë.

Më tej, kreu i Kuvendit të Kosovës ka shtuar se në Kosovë “kemi edhe mekanizma të tjerë mbrojtës: SHPK-në, TMK-në, Policinë e UNMIK-ut. Prandaj, çfarëdo përpjekje tjetër për organizime ushtarake, tani është e panevojshme dhe mund t’i dëmtojë proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë”.

Berisha ka thënë se kosovarët nuk guxojnë të provokohen nga ata që “nga jashtë kërcënojnë me provokime në Kosovë, që e presin me padurim një shpërthim të situatës në Kosovë, pikërisht në këto momente vendimtare”. “Të mos biem pre e atyre që dëshirojnë një shpërthim të gjendjes në Kosovë, që të përmbyset çdo gjë që është ndërtuar deri më tash në Kosovë për ta fajësuar popullin e saj shumicë. Të mos biem në grackat e atyre që i kurdisin ato”.

Exit mobile version