Ish-presidenti dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për zhvillimet e sotme në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se Gjuriq ka bërë një provokim të rrezikshëm në Kosovë.
Postimi i plotë i Berishës:
“Nje provokacion i rrezikshem nga serbomadhi Marko Gjuriç ne veriun e Kosoves!
Te dashur miq, sot, ne zbatim te ligjit, policia e Kosoves arrestoi per hyrje te kundraligjshme ne territorin e Republikes se Kosoves njerin prej serbomedhenjve me te damkosur, ministrin Marko Gjuriç.
Me kete rast le te denojme ne te dashur miq aktin e ketij provokatori te rrezikshem dhe te pergezojme autoritetet policore te Kosoves per pergjigjen e merituar ligjore qe i dhane atij. sb” (sic), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/