Site icon Telegrafi

Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka theksuar se nuk do të ishte pjesë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Albin Kurtin, për të qeverisur Kosovën.

Ai ka shprehur mendimin e tij, duke theksuar se, si anëtar i Nismës e sheh Kurtin si “të keqen e madhe” të vendit.

“Unë po japë mendimin personal, si anëtar i Nismës, me Kurtin nuk do të mundesha ta bashkohesha për të mirë të Kosovës kur ai gjithë angazhimin e ka pasur në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Berisha, në Debat plus të RTV Dukagjini.

Lexo po ashtu “NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Berisha ka komentuar edhe deklaratat e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, të cilat, sipas tij, janë keqkuptuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

Ai ka potencuar se Limaj ka thënë se është i gatshëm të takohet me të gjithë, por jo të formojë koalicion me të gjithë, duke theksuar se nuk është komode situata politike në Kosovë.

“Kryesia e Nisma-s, janë të interesuar për një qeveri të opozitës, kjo është përforcuar pas asaj deklaratës se Limajt se qysh është trajtuar në opinionin publik”, ka shtuar ai. /Dukagjini/

Exit mobile version