Zafir Berisha, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate ka thënë se Rahoveci tregoj vendosmërisht se është rreshtuar me koalicionin e veprave të mëdha që mban numrin 137.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se prezenca masovike e rahovecianëve tregon se krimi i organizuar do të marrë goditjen e merituar.
“Prezenca masovike e rahovecianëve në tubimin e koalicionit për Kosovën Fituese, tregon qartë se krimi i organizuar, hajdutët e rezervave shtetërore dhe mafia energjetike, me 9 shkurt do të marrin goditjen e merituar”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/