Telegrafi

Berisha nga mbledhja e dy kuvendeve thumbon Ramën përmes postimeve në Facebook – publikon fotografi të tij me Vuçiqin dhe Lavrovin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve atij të Shqipërisë dhe Kosovës, që u mbajt në Tiranë për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë kohës sa ai ishte prezent në mbledhje, është kujdesur që ta thumbojë me statuse në Facebook, kryeministrin Edi Rama.

Berisha publikoi fotografi të Ramës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe  ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Të kam xhan dhe avokati i Rusisë së vogël pritet me dashur në Moskë”, ishin mbishkrimet që Berisha u bëri fotografive të publikuara në Facebook. /Telegrafi/